Shkolla Fillore Faik Konica

Historikui Shkollës

Deri në vitin 1931 në f. Radushë ka egzistuar vetëm shkolllim në baza fetare në objekte të quajtura MEKTEP. Në këto objekte mësimin fetar e kanë ndjekur fëmijët e moshës 10 vjeçare dhe të rriturit të cilët kanë mësuar alfabetin islam. Shkolla e pare fillore 4 vjeçare në fshatin Radushë më vitin 1931/1932 me emrin Vojvoda Misko me mësim në gjuhën serbo kroate me plan program të caktuar nga Minisria e Arimit të Beogradit . Si iniciatorë për hapjen e shkollës ka qenë Jakup Mamut Jakupi nga f. Radushë I cili në atë kohë ishte si kryeplak. Prej vitit 1941/1945 ne shkollë kanë punuar vetëm dy arsimtarë. Shkolla e re nisi të ndërtohet në vitin shkollor 1962/63, kurse mësimi në ciklin e lartë,
gjegjësisht prej klasës së V-VIII filloi po ne to të njejtin vit shkollor. Duke pasur parasysh se numri i nxënëve filloi të rritet në vitin 1980 filloi ndëtimi traktit të ri me hapsirë sikur trakti i vjetër dhe e njejta në vitin 1981 u lëshua në përdorim. SH F Q “Faik Konica” si gjitha shkollat tjera shqiptare pati fatin e hidhur me vendim të qeverisë në vitin 1984 iu ndërua emir në ” Boro e Ramiz ” deri në vitin 1994 vit në të cilin iu rrikthye emri “Faik Konica” Gjatë konfliktit të vitit 2001, shkolla pësoi dëmtime të mëdha të cilat u rriparuan me ndihmën e donacioneve nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe me kontributine e drejtorit Sali Saliu.

Emri i shkollës është SHF “FAIK KONICA”, f. Radushë, komuna Sarajit- Shkup, gjithashtu në përbërjen e saj punon shkolla periferike në f. Dvorcë, komuna Sarajit – Shkup.
Në SHF “FAIK KONICA”, f. Radushë, komuna Sarajit- Shkup, pjesa më e madhe e nxënësve janë prej fshatit, ndërsa një pjesë e tyre janë nga lagja Kolonia- Radushë. Poashtu edhe nxënësit e SHP në fshatin Dvorcë, ku mësimi zhvillohet në paralele të kombinuar prej kl. I-V. Në SHF “FAIK KONICA”, f. Radushë, mësimin e vijojnë nxënës prej kl. I-IX, si dhe nxënës prej SHP “Faik Konica” f. Dvorcё si dhe nga f. Orashë e Poshtme, komuna Jegunovcë- Tetovë, tё cilat janë tё larguara më shumë se 7 km. Mësimi në SHF ”FAIK KONICA” dhe në SHP Dvorcë zhvillohet në gjuhën shqipe. Në shkollën tonë mësimin e ndjekin 220 nxënës në 12 paralele prej klasës së I-IX kurse në Sh. F. “FAIK KONICA”, f. Radushë , kurse në SHP në f. Dvorcë 9 nxënës në 1 paralele të kombinuar prej klasë së I-V.

VIZIONI I SHKOLLËS

Përsosja e kuadrit arsimоre pë kyçje të metodave të reja dhe mësim bashkëkohor, aritje të karakteristikave fizike, intelektuale, sociale te nxënësit dhe me shkollë të pastër dhe të rregulluar. Kualifikimi dhe rikualifikimi i trupit edukativo-arsimor dhe trajnimi professional permanent në kornizë të kërkesave bashkëkohore, me organe të ndryshme indivuduale dhe organe kolektive, organizata, këshillat e prindërve, trupa të ndryshëm komunal dhe republikan, të cilët meren me arsimin fillor dhe më gjërë. Duke filluar prej gjendjes momentale të shkollës dhe rezultateve të deritanishme, puna profesionale, angazhimi i kuadrit arsimor, vizionin e shkollës sonë e definojmë si të krijohen kushte për forma dhe metoda të rreja mësimore duke bashëpunuar me prindërit dhe nxënësit dhe duke u dhënë shembull të mirë gjeneratave të reja.

MISIONI I SHKOLLËS

Roli kryesor i misionit të shkollës është të mësohen dhe edukohen nxënësit, në bazë të konceptit të arsimit fillor nëntëvjeçar, duke i implementuar me sukses plan programet e reja, duke i përvetësuar dituritë dhe shkathtësitë e reja që me sukses të përballohen me vështirësitë që dalim nga procesi mësimor. Misioni i shkollës është ti trajnojë nxënësit për sjellje sociale dhe sjeellje me përgjegjësi ndaj shkollës, shokëve dhe ndaj rrethit ku jeton. Vendit ku jetojë dhe punojnë, në bazë të principeve demokratikre, tolerance, mirëkuptim, posedim për iniciativë, konsruktivitet dhe dhe aftësi.

Administrata e Shkollës

Drejtori dhe biografia e shkurtër e tij:
Besim Agush i lindur më 22.05.1978 f. Radushë. Arsimin fillor e kreu në SHF
“FAIK KONICA” f. Radushë , arsimin e mesëm në SH. M. ZEF LUSH MARKU në
Shkup. Studimet i kreu në UT fakulteti filozofik – dega histori.
Në SHF“FAIK KONICA” f. Radushë punon prej vitit 2002.