Deri në vitin 1931 në  f. Radushë ka egzistuar vetëm shkolllim në baza fetare  në objekte  të quajtura MEKTEP. Në këto objekte mësimin fetar e kanë ndjekur  fëmijët e moshës 10 vjeçare  dhe të riturit të cilët kanë mësuar alfabetin islam dhe parimet e fesë islame. Shkolla e parë fillore 4 vjeçare në fshatin Radushë në vitin 1931/1932 me emrin Vojvoda Misko me mësim në gjuhën sërbo kroate  me plan program të caktuar nga Minisria e Arimit të Beogradit. Si iniciatorë për hapjen e shkollës ka qenë Jakup Mamut, Jakupi nga f. Radushë i cili në atë kohë ishte si kryeplak. Vendimin për hapjen e kësaj shkolle e ka marë  Këshilli i rrethit të poshtëm të tetovës pasi që në atë  kohë fshati Radushë teritorialishtë i ka takuar  Komunës së  Tetovës. Prej vitit 1931-1934 ishte i caktuar mësues Jevrem  Musllovariqi me nacionalitet malazez.

Prej vitit 1934 – 1935 si mësues ka qenë i caktuar Millosh Radishani me nacionalitet sërb , ndërsa prej vitit 1935 – 1941 mësues ka qenë Millan Saviqi me nacionalitet sërb. Të gjithë arsimtarët kanë qenë me kualifikim të nevojshëm për zhvillimin e këtij mësimi.

Në gjeneratën e parë të vitit 1931/32 janë përfshirë tre gjenerata të viteve  1931 – 1933 edhe atë vetëm meshkujt numri  i të cilëve ariti deri më 40 nxënës, kurse prej vitit 1940 – 1941 numri i  nxënësve ariti në 60 nxënës. Duhet potencuar se në këtë  kohë ende nuk ishte obligative shkollimi  për gjinin femërore.  Pas okupimit  të vendit nga Gjermanët dhe Bullgarët në vitin  1941 shkollimi i mëtutjeshëm i fëmijëve  të fshatit Radushë është ndërpre deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Vlen të përmendet se suksesi dhe edukimi kanë qenë në nivel edhe përpos asaj se mësimi është zhvilluar në gjuhën sërbo – kroate.

Në fillim, mësimi në shkollën laike nuk është prit me entuziazëm nga fshatarët me pretekst se mësimi me bazë anti – fetare por më vonë mendimet dhe mentalitieti i fshatarëve filloi të ndryshoi gradualisht.

Në vitin 1941/1945 u punësuan dy arsimtarëshqiptar Selahudin Huseini dhe Nizamedin  Jumniu që të dy nga  Tetova .

Shkolla e re nisi të ndërtohet në vitin shkollor 1962/63, dhe për here të parë nisi të zhvillohet mësimi në ciklin e lartë gjegjësisht startoi me mësim klasa e pestë. Në vitin shkollor 1964 – 1965 në shkollën e Radushës ka pasur paralele (klasa) të plota d.m.th prej klasës së V deri në klasën e  VIII numri i nxënësve ka arit deri në 360 nxënës. Në këtë vit shkollor 1964/65 shkollës sonë i bashkangjiten edhe dy shkolla tjera deri atëher të pavarura siç ishin shkolla e Kolonisë me që quhej  “Hristian T. Karposh” dhe ajo e  Dvorcës  prej ku për here të parë shkolla jonë merr epitetin  Shkollë Fillore Qendrore. Duke pasur parasysh se numri i banorëve në fshat dita ditës po shtohej u paraqit nevoja që kjo shkollë të zgjerohet për t’i plotësuar standardet e duhura.  Kështu që në vitin 1980 filloi ndërtimi i traktit të ri me hapësirë të njejtë sikur trakti i vjetër dhe e njejta në vitin 1981 u lëshua në përdorim. Për ndërtimin e trakti  të ri kontributin më të madh e ka dhënë drejtori i ndjeri Naif  Mustafa.

SH F Q “Faik Konica ” si  gjitha shkollat tjera shqiptare pati fatin e hidhur me vendim   të qeverisë në vitin 1984  iu ndërua emri në ” Boro e Ramiz ”  të cilin emër e mbajti deri në vitin 1994. Nga kërkesat e shumta që bëri shkolla për  t’iu kthyer  emri i mëparshem Ministria e arsimit  e miratoi kërkesën kështu që pas 10 viteve shkolla e  Radushës iu kthye emri  Faik  Konica  të  cilin emër edhe sot e kësaj dite e mban.

Gjatë konfliktit të vitit  2001, shkolla pësoi dëmtime  të mëdha  të cilat u rriparuan me ndihmën e donacioneve nga organizata të ndryshme  jo qeveritare dhe me kontributin e drejtorit Sali Saliu.  Prej vitit shkollor 1964 – 1965 SH F Q “Faik Konica” ka pasur nga 2 paralele për çdo klasë, ndërsa prej vitit  2006 – 2007 klasa e parë  e dytë  dhe e tretë ngelin me nga një paralele për shkak të zvoglimit të numrit të nxënësve. Duke pasur parasysh se zvoglimi i numrit të nxënësve vazhdon, planifikohet që në vtin  shkollor 2007/2008 prej klasës së parë deri në klasën e katërt të ketë nga një paralele (klasë).

Emri i shkollës është SH F “FAIK KONICA”, f. Radushë, Komuna Sarajit- Shkup, gjithashtu në përbërjen e saj punon shkolla periferike në f. Dvorcë, Komuna Sarajit- Shkup.

Në SH F “FAIK KONICA”, f. Radushë, Komuna Sarajit- Shkup, pjesa më e madhe e nxënësve janë prej fshatit, ndërsa një pjesë e tyre janë nga lagja Kolonia- Radushë. Poashtu edhe nxënësit e SH P në fshatin Dvorcë, ku mësimi zhvillohet në paralele të kombinuar prej kl. I-V .

Në SH F “FAIK KONICA”, f. Radushë, mësimin e vijojnë nxënës prej kl. I-IX, si dhe nxënës prej SH P “Faik Konica” f. Dvorcё si dhe nga f. Orashë e Poshtme, komuna Jegunovcë- Tetovë, tё cilat janë tё larguara më shumë se 7 km.

Mësimi në SH F ”FAIK KONICA” dhe në SH P Dvorcë zhvillohet në gjuhën shqipe.

Në shkollën tonë mësimin e ndjekin 220 nxënës  në 12 paralele  prej klasës së I-IX  kurse në Sh. F. “FAIK KONICA”, f. Radushë , kurse në  SH P në f. Dvorcë 9 nxënës  në 1  paralele të kombinuar prej klasë së I-V.